Home Politike Vangjush Dako rikonfirmohet përsëri si kordinator politik për qarkun e Durrësit

Vangjush Dako rikonfirmohet përsëri si kordinator politik për qarkun e Durrësit

Ndërkohë që PS vazhdon të rinovojë dhe  organizojë strukturat e partisë që kanë përfshirë edhe nivelet më të larta të saj sic janë  kordinatorët politik, në Durrës është rikonfirmuar përsëri Vangjush Dako si kordinatori politik i PS në këtë qark, ku përfshihen bashkia Durrës, Krujë dhe Shijak. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të PS që kanë bërë publike dhe listën me kordinatorët e saj  në të gjithë vendin. Dako edhe më parë ishte kordinator i këtij qarku duke kaluar me sukses jo vetëm zgjedhjet vendore po edhe ato të përgjithshme ku Durrësi mori një rezultat të thellë për PS duke dërguar si qark 8 deputetë në parlament. Duke filluar që nga viti 2007 kur Dako u shfaq në politik si kandidat për bashkinë e Durrësit dhe duke e fituar atë, fitore që u quajt surpriza më e madhe , ai ka mundur ta orientojë PS në të gjitha garat e tjera vendore dhe të përgjithshme si parti fituese në bashkinë e Durrësit dhe tashmë edhe në rang qarku.