Home Politike Vangjush Dako bashkon opozitën për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës

Vangjush Dako bashkon opozitën për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës

Ashtu sic edhe joftoi një ditë më parë gazeta Bulevard, buxheti i bashkisë së Durrësit është miratuar edhe me votat e opozitës. Katër këshiltarë të LSI dhe një i PR, kanë menduar për qytetarët dhe jo për  situatën politike, ndërsa kanë bashkuar votat me PS dhe aleatët e saj duke kaluar kështu buxhetin por edhe një sërë pikash të tjera që vetëm një muaj më parë  janë hedhur poshtë. Bulevard neës  bëri të ditur  një natë më parë se ishin siguruar votat për ta kaluar buxhetin, ndërsa  vetëm dhjetë minuta para se të fillonte mbledhja, është dërguar një letër  te kreu i këshillit bashkiak nga këshilltarët e LSI, të cilët njoftonin mospjesmarrjene  tyre dhe arsyet. Por jo të gjithë. Katër këshilltarë të LSI i janë bashkuar votës pro buxhetit duke mbështetur Dakon. Një muaj më parë Bulevard neës kishte bërë të ditur se pesë këshilltarë të LSI kishin ikur nga subjekti politik, gjë e cila u  përgënjeshtrua  nga një këshilltare e LSI vetëm një ditë më pas duke thënë se  kishin qenë jashtë shtetit për arsye private. Por Mungesa e tyre kur kishin qenë jashtë shteti sipas saj u kompesua mbrëmë që morën pjesë pasi grupi i këshilltarëve të LSI kishte marrë vendimin për ta bojkotuar këtë mbledhje dhe për të mos e miratuar përsëri buxhetin. Mesa duket nuk ka gënjyer këshilltarja pasi ata vërtetë kishin arsye që kanë  munguar, po gjithashtu Bulevard News ka dhënë informacion të vërtetë ndërsa ata i janë bashkuar Dakos në miratimin e  buxhetit dhe pikave të tjera, duke thyer  kështu vendimin politik që ishte marrë. Se kush ka të drejtë tani le ta gjejë këshilltarja pasi i kemi lënë dorë të lirë. Bashkia e Durrësit ka tashmë një buxhet të miratuar dhe ajo që nuk dihet është se a e votuan ata si këshilltarë të LSI apo si njerëz të përgjegjshëm që duan ti shërbejnë qytetarëve./Bulevard news/