Home Humor Vallja ballkanike – Satir nga Sevdail Hyseni

Vallja ballkanike – Satir nga Sevdail Hyseni

Vallja Ballkanike

Mos i qofsha falë
Këtij Corax-it kurrë,
Nxjerr dy liderët
Bashkë n’karikaturë.

Kësaj radhe zgjodhi
Dy liderë valltarë,
Që e bëjnë lojën
Të jetë e paparë.

Këndej nga Ballkani
Është një valle dyshe,
Për dallim nga tjerat
Me motive ndryshe.

Një hap përpara
Dy hapa mbrapa,
Nuk i bie n’ fije
Të keqen, Baba!

Besa as Evropa
Me gjithë Amerikë,
Vallja ballkanike
Luhet me taktikë.

Kush e humb ritmin
Na mbetet guxhar,
Dhelprës po i digjet
Bishti si n’përrallë.

Porsa t’i merr flakë
E dini çfarë thotë?:
– Me bishtin tim
Le t’kallet kjo botë!

E bota si rrota…
Ec mbi ballkanasit,
Nis me veriorët
Sos me luginasit!

Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga Corax-i, të publikuar në gazetën vojvodinase “Danas”)

Previous articleNjë pyetje që më trondit e më kthen 27 vite pas
Next articleThirrje për liri: Trashëgimia e 17 qershorit 1953