Home Politike Valbona një ndër perlat më mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor, reagon Rama

Valbona një ndër perlat më mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor, reagon Rama

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin duke publikuar një shkrim nga media prestigjoze “Forbes”, e cila e ka renditur Valbonën mes pesë bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor. Rama ka shkëputur dhe një pjesë nga përshkrimi që kjo media i ka bërë Shqipërisë.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë shkrim nga prestigjiozia Forbes, që e rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar, ju uroj një ditë mbarë🙏

Sipas Forbes: “…Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebuj, që të gjithë e quajnë këtë park shtëpinë e tyre”.