Home Politike Urimi i Metës: 2023 të jetë një vit ndryshimi dhe i ndalimit...

Urimi i Metës: 2023 të jetë një vit ndryshimi dhe i ndalimit të shpopullimit!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit të shumëpritur dhe viti i frenimit të shpopullimit.

Ky është dhe urimi i tij për vitin e ri, duke theksuar që Shqipëria të ecë e sigurt si një vend që u përket të rinjve dhe të rejave.

“Uroj që për vendin tonë, 2023 të jetë një vit ndryshimi, një vit i një bashkëjetese sa më paqësore, sa më qytetare, sa më demokratike dhe mbi të gjitha të jetë viti i ndalimit të shpopullimit dhe viti kur Shqipëria të ecë e sigurt si një vend që u përket të rinjve dhe të rejave”, deklaron Meta./BW

Previous articleSuksesi historik në Botëror, Argjentina vendos për trajnerin! Presidenti Tapia: Më quanin të çmendur
Next article‘Prioritet i qeverisë, pasurimi i Ogerta Manastirliut’/ Blushi: Koncensionet në shëndetësi marrin 34% më shumë fonde se trajtimi i të sëmurëve me kancer