Home Aktualitet Urgjenca e Spitalit të Durrësit, 3600 vizita më shumë se një vit...

Urgjenca e Spitalit të Durrësit, 3600 vizita më shumë se një vit më parë. Ja sëmundjet që predominojnë

Në raportin zyrtar të Spitalit të Durrësit një vend të vecantë zë natyrisht edhe shërbimi I urgjencës, një nga shërbimet që qytetarët I drejtohen  edhe në kur nuk e kanë parashikuar. Sipas burimëve nga ky Spital, Shërbimi i pranim urgjencës përballon një numër të konsiderueshëm vizitash ambulatore përgjatë një viti. Sipas shifrave zyrtare që janë deklaruar dhe ndodhentë rregjistruara, në këtë shërbim për vitin  2017 janë bërë gjithesej 83560 perreth 3600 vizita me shume se viti 2016 . Ky shërbim ka bërë  6577 vizita në banese.Ajo që bie në sy është fakti se nga këto 4675 kane qene aksidente, ndërsa  predominojne semundjet neurologjike me 11173 raste, gastroenteritet me 6553 raste, semundjet kardiake me 4964 raste, semundjet kirurgjikale me 4675, gjendjet febrile me 4002 raste dhe ato  respiratore me 2243 raste. Gjate vitit 2017  ne sherbimin e Urgjences jane vizituar  mesatarisht 230 paciente ne   24-ore. Jane realizuar gjithsej 10760 Autotransporte nga keto 9674 jane autotransporte brenda Durresit dhe 1066 jane autotransporte per ne Klinikat dhe shërbimet e Spitaleve të Tiranës, kurse 20 raste jane derguar ne Elbasan. Stafi i Pranim –Urgjences per vitin 2017 sikurse shihet edhe nga statistika, ka përballuar një volum më të madh pune, në krahasim me nje vit me pare, por mund të themi se edhe cilesia e sherbimit ndaj pacientit, ka qene në një nivel akoma më të lartë.  Gjat vitit 2017 shërbimin në banese ka shënuar një permiresim. Numri i pacienteve te transportuar nga banesa ne spital gjate vitit 2017 eshte rritur ne krahasim me vitin 2016. Një ndikim të dukshem ka pasur shtimi i personelit mjek, infermier dhe shofer. Në funksion të këtij sherbimi u arrit te vihen 5 autoamulanca 24/24 ore. “Këtë  vit gjatë sezonit turistik kemi pasur një fluks me te rritur pacientesh, duke arritur dhe ne 400 vizita në ditë.”, shprehen burimet nga ky shërbim I qytetarëve. Sipas burimëve zyrtare të sPitalit të Durrësit është  ulur ndjeshëm mosha që preket nga infraktet në Durrës, madje në shumicëne  rastëve  më shumë janë   prindërit ata që shoqërojnë fëmijët për infrakte se sa e kundërta. Durrësi mbetet një nga qytett me nivelin më të lartë në këtë drejtim dhe sipas tyre stresi, kequshyerja apo përdorimi I drogave kanë sjellë këtë raport sidomos në sëmundjet kardiovaskulare.