Home Top Lajmet Urdhër-refuzimi “Për tre Çertifikata Pronësie” do të zbatohet...

Urdhër-refuzimi “Për tre Çertifikata Pronësie” do të zbatohet në vitin “2032.”Këtë e konfirmon Zyra.R.P.P.Durrës me Shkresa NR.132/1, Prot, lëshuar “ datë 15.02.2032.” nga Regjistruesi-Z.Bedri Luku!

Nga Liri Arapi / Insan byreku siç e cilësonte Konica, fshatarin edhe sot e kësaj dite ka nostalgji për “Heronjtë e Punës Socialiste”që realizonin vite pune avancë në raport me kohën reale. Shkresa nr .132/1,Prot” datë 15.02.2032″,me të cilën u komunikua refuzimi “Për paisjen me Çertifikatë Pronësie” të Familjes ARAPI ,BOSHNJAKU dhe Gëzim HOXHA e të tjerë, duke qenë në 5 Kopje,i është dashur Regjistruesit të vë 5 Firma e 5 Vula, për pasojë viti “2032”është përsëritur 5 herë. Nga ky moment vihet në dyshim serioziteti dhe vëmendja e juaj në verifikimin e shkresave që ju sjellin për firmë dhe vulë. Duke iu munguar sensi i kontrollit, ju si titullar, përfaqësoni veten dhe administratën tuaj në mënyrën më qesharke si në kohën e Haxhi Qamilit. Prania jauj në këtë pozicion si regjistrues, përbën shqetësim serioz për zgjidhjen e rasteve të mbivendosjes së pronave , me qëllimin e dixhitalizimit të tyre.Nuk i takon një regjistruesi që ndërron pozicionin e derës sa herë që i thonë, se majtas nuk bën, jo duhet djathtas dhe kështu me radhë…..Do të kërkojmë të verifikohen « Shënimet me shkrimin tuaj “tek Ankesat e dërguara nga ne ,dt.27.12.2012 dhe 03.01.2013.Fillimisht ishit që ligji të zbatohet rreptësisht, më pas situata precipitoi .Duke qenë i çoroditur,pa personalitet dhe fleksibël t’i rezistoni familjes KONA, nëpërmjet ndërhyrjeve që ju bëhen nga kolegut tuaj me të cilin ndani bashkë çdo aferë:1. Keni vënë firmën dhe vulën aty ku shkresat nuk kanë vulë dhe firmën e Kryetarit të K.Bashkiak. 2.Keni zëvëndësuar Shkresat pa vula dhe pa firmë ,me një Vendim Gjykate që do të shërbejë për të nxjerrë në pah mangësitë ligjore në funksion të”AFISHIMIT PUBLIK” të pronës nr 168 dt 09.03.1994,e regjistruar në Hipotekë me V. nr 114 dt 28.10.1993 të KK.P.B.Durrës. Për këtë pronë në emër të Gëzim Hoxhës dhe trashëgimtarëve të tjerë të Hasan Korbit, nuk është bërë VERIFIKIMI nga specialistët e Kompanisë Tracasa-Inypsa, si për të gjithë ne të tjerët.Kjo pronë nuk iu nënshtrua verifikimit si për gjithë banorët e ZK.nr 8514, të qytetit të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Pse vallë i gjithë ky konspiracion?Don apo nuk don Gëzim Hoxha, për afishimit publik të pronës ju nuk do të mundeni ta shpëtoni atë! Ju kam dal borxhit me dy ankesat që kam dërguar dt 27.12.2012 dhe 13.02.2013, sot po ua përsërisë publikisht se jeni “I njëanshëm dhe i paaftë” për të kryer detyrën e regjistruesit konformë ligjit “Për regjistrimin e pronave”në Z.R.P.P.Durrës. Mbase nuk është plotësisht faji juaj, se sa i atyre që ju kanë caktuar dhe vazhdojnë t’ju mbajnë në këtë detyrë. Është e vërtetë se qytetarët nuk kanë ku të ankohen, sepse nuk keni caktuar ditë dhe orë takimi dhe tek dera e korridorit që të çon tek zyra juaj është shënimi “Ndalohet hyrja”?Aty mund të hynë vetëm ata që kanë mik :Zv/regjistruesin si Gëzim Hoxha, ju ose ata që kanë rekomandime nga Eprorët tuaj, etj……… Ju vazhdoni të tregohen disponibël ndaj Gëzim Hoxhës, edhe pse që në Operacionin e parë të koduar “Molla e Adamit” dështuat plotësisht :
I.Në shkresën e parë me nr 6749 dt 24.12.2012, me kërkesë të Gëzim Hoxhës, bashkëngjitur na dërguat fotokopjen e “Vendimit të Këshillit Bashkiak nr 93 dt 09.08.1997,për kthimin e parave: Z.Andon Boshnjakut dhe Z.Bahri Kërçovës “
1.Keni kërkuar Vendim Gjykate për të kundërshtuar ,një letër bakalli që i
“ mungon Vula “ dhe Firma e Kryetarit të Këshillit Bashkiak. Këtë Vendim e rrëzon Udhëzimi nr 3 dt 21.06.1993 ,në zbatim të ligjit nr 7698 dt 15.04.1993”për kthimin dhe kompesimin e pronave” Pika 7-Detyrimet financiare, të cilat i lindin shtetit ndaj personave të tretë, për zbatimin e neneve: 10,11,13 të këtij ligji, realizohen nëpërmjet Komisioneve të Kthimit e të Kompesimit të Pronave dhe Seksioneve të Financave në Rreth a në Bashki.( d.m.th se nuk është në kompetencën e Këshillit Bashkiak të merret me Detyrimin Financiar ) Pika 9-Komisionet e Rretheve dhe të Bashkisë “Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave” caktojnë: Ekspertë për vlerësimin e objekteve ishpronë private .Këtu do të përfshihen inxhinjerë, arkitektë dhe financierë, për evidentimin e ndryshimeve të kryera do të merren për bazë projekti fillestar dhe në mungesë dokumenti i pronësisë , i marrë nga zyra e hipotekës, dokumenta që vërtetojnë shpenzimet për kryerjen e ndryshimeve shqyrtimi të kryhet në vend nga ekspertët.
2.Në Shkresen nr 2,e përcaktuar si operacioni i koduar”Heroi i punës Socialiste” dt 15.02.2032, ju ndryshoni tekstin : Me kërkesë aplikimi nr.4972 dt 10.12.2012, për paisje me çertifikatë pronësie qytetari Gëzim Hoxha , bashkëngjitur ka depozituar :
*Fotokopjen e Vendimit nr 114 dt 28.10.1993
Kom .K.Pronave.B.Durrës….dhe
*Fotokopjen e Vendimit nr 2003 dt 18.12.2002 të Gjykatës Rr.Durrës .
Me këtë shkresë del se Gëzim Hoxha, paska aplikuar dy herë dhe herën e dytë na ka shtuar Vendimit nr 2003 dt 18.12.2002 të Gjykatës Rr.Durrës , kurse Mustafa Arapi dhe Frosina Boshnjaku Kavaja nuk përmenden të paktën të kenë aplikuar. D.m.th dhe aplikimet e tyre:nr1472 dt dt 29.10.2012 dhe nr 4990 dt 10.12.2012 doni t’i mohoni duke u përqëndruar totalisht tek Kerkesë aplikimi nr 4972 dt 10.12.2012 e Gëzim Hoxhës, duke u munduar se po e shpëtoni nga situata prej mangësive ligjore të konsatatuara nga ana jonë në Ankesat që ju kemi dërguar.Por në vend që ta mbroni i keni hapur dëme që ai nuk i riparon më. Atëhere, si ka mundesi që nuk na dërguat këto dy Vendimet, bashkëngjitur Shkresës së parë me nr prot.6749 dt 24.12.2012? U mjaftuat vetëm me fotokopjen e “Vendimit të Këshillit Bashkiak, nr 93 dt 09.08.1997, pa marrë informacionin e nevojshëm nga Këshilli Bashkiak Durrës. Si shtresë mediokre dhe hileqare,që jeni , menduat bashkë me Gëzim Hoxhën, se do të na nxirrnit nga shtëpitë duke marrë shkas nga skenat më të shëmtuara që kanë ndodhur në qytetin tonë si në gjithë vendin, që nuk i përkasin botës së qytetruar, por epokës së diktaturës .Ka qytetarë , të cilët janë dëbuar brutalisht prej pallateve të ndërtuara nga Italianët, që shumica e ishpronarët delenxhçi, ua kanë rrëmbyer atyre me dhunë në vitet’ 43. Ne,të katër familjet jemi të gjithë pronarë të ligjshëm.Ky spektakël nuk do të ketë rastin askush dhe kurrë ta shijojë. Harrojeni! Duke qenë në dispozicion të mashtruesit ordiner Gëzim Hoxha , nuk ka se si të merrni parasysh kërkesat tona tashmë shumë herë të përsëritura në lidhje me Verifikimin e Gjendjes Juridike të Pronës nr 168 dt 09.03 1994 në emër të trashëgimtarëve të Hasan Korbit, të regjistruar me Vendimin nr 114 dt 28.10.1993 të KKKP.B.Durrës. Duke u bërë Palë me juristët e skaduar Kona në favor të Gëzim Hoxhës, nuk ka se si t’ju interesojë të dal në shesh e vërteta , që Trashgimlënësi Hasan Korbi “PIRATI ME NJË SY” , e ka shitur pronën nr 367 dt 05.08.1933 , e cila është transferuar dhe regjistruar në regjistrin e Hipotekës Durrës me nr 49 dt 25.02.1937. Regjistrin e keni në dispozion, mjafton ta hapni.Ju kërcënon kush për t’ju diktuar që të silleni ashtu si dëshiron Gëzim Hoxha,që t’i siguroni atij pronat e shitura nga gjyshi “pijanec”, nga të cilat kanë shpresë të marrin pjesë e tyre edhe Konat ,sepse pa interesë nuk bëheni copash ata familjarisht .Pa pikën e përgjegjësisë si punonjës i Shtetit, urdhëruat pezullimin “ Për pasije me Çertifikatë pronësie “duke barazuar Familjen ARAPI dhe BOSHNJAKU me trashëgimtarin llums ,Gëzim Hoxha .Morrët për bazë “fotokopjeboshe”në vend që të kryeni detyrën që ju takon si regjistrues dhe t’i bashkëngjisnit shkresës shoqëruese dt 15.02.2032, Notën e Transkriptimit nr 367 dt 05.08.1933 ,ku të konfirmoni se kjo pronë është e transferuar, d.m.th e shitur, se nuk është më pronë e Hasan Korbit dhe për rrjedho provohet kundërligjshmëria e Pronës nr.168 dt 09.03 1994 regjistruar me Vendimin nr 114 dt 28.10.1993 të KKKP.B.Durrës.
3.Në shkresën nr.107 Prot , lëshuar nga ZRPP.Durrës dt 22.07.2003 nga regjistruesi , Alush Xhihani ,është shënuar ky tekst:”Përsa i përketë kërkesës tuaj,në lidhje me pronën e Z.Hasan Korbi, shprehemi , se pasi verifikuam dhe konstatuam regjistrat e Hipotekës, del se nuk rezulton shënim para viteve 1950, bashkëlidhur po ju dërgojmë një kopje të regjstrit të Hipotekës. Unë nuk ua kam dërguar këtë Shkresë, sepse do ta kishit më të lehtë të mbanit këtë qëndrim si tani, meqenëse është lëshuar me përgjegjësinë e një regjistruesi tjertër në vitin 2003.Si nuk ju vjen turp që mbyllni sytë para: Notës Transkriptimit- nr 367 dt 05.08.1933, Notës Transkriptimit -nr 49 dt 25.02.1937, Notës Transkriptimit-30 dt 24.05.1937, ( të shoqëruar së bashku me Shkresën nr 5153 Prot dt 30.11.2011) kurse Nota e Transkriptimit nr .103, dt 05.08.1950( është shoqëruar me Shkresën nr .112 Prot dt 12.01.2012)…që ua kam dërguar bashkëngjitur me Ankesën e parë dt 27.12.2012, të cilat janë lëshuar nga ZRPP.Durrës me emrin tuaj: Regjistruesi .Bedri Luku, me firmën tuaj dhe vulën e ZRPP.Durrës ? Nuk keni asnjë arsye të na kundëviheni për të refuzuar paisjet tonë me Çertifikata pronësie , për faktin se Gëzim Hoxhës nuk i kërkoni dot, Dokumentin e pronësisë që të faktojë origjinën e pronës nr 168 dt 09.03.1994, të regjistrur në Hiptekë me anë të Vendimit nr 114 dt 28.10.1993 K. .K.Pronave.B.Durrës,
Nuk keni arsye të silleni, si Nastradin me gomarin e tij , që këronte t’i gjente xhyben meqese ia kishin vjellur, se për ndryshe nuk i jepte samarin, të cilin ia kishte hequr dhe e mbante në shpinë e tij.
II.Urdhër-refuzimin, që keni nxjerrë ju si Regjistrues i ZRPP.Durrës dt 15.02.2032 ,dëshmon se nuk jeni kompetent të interpretoni përmbajtjen e ligjit, kur bëhet fjalë për referenca respektive të neneve të caktuara .Në citim të paragrafit të fund të kthimpërgjigjes dt 15.02.2032, po shënoj tekstin: “Në këto kushte ZRPP.Durrës bazuar në nenin 37 të ligjit 33/2012”Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”dhe respektivisht në pikën 2 të këtij neni :Regjistruesi nuk mund të pranojë asnjë regjistrim të ri pasurie të paluajtëshme në se për këtë pasuri ka një regjistrim të më parshëm titulli pronësie sipas neneve 44 dhe 45 të këtij ligji.” Neni.44-Regjistrimi i pasurisë së paluajtshme me parashkrim fitues. Ky nen nuk ka lidhje me asnjë nga pronat objekt shqyrtimi. Referimi është i gabuar. Neni. 45 “Regjistrimi i kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim gjykate apo të një akti administrativ”.
Pika 2 e këtij neni : Regjistrimi i fitimit të pronësisë mbi një pasuri të palujtshme , sipas këtij neni ,bëhet nga ZRPP, pas plotësimit të kushteve të regjistrimit,të përcaktuara në shkronjën “h” dhe në paragrafin e fundit të nenit 193 të Kodit Civil. Një nga format klasike të ligjshme të nenit.193 të K. C është fitimi i pronës me “Trashëgimi”.Atëhere cila është Nota e Transkriptimit të pronës së Hasan Korbit që trshëguan: Gëzim Hoxha dhe të tjerë, para se ajo të shtetëzohej ?Ku e ka bazën ligjore kjo pronë siç e kërkon plotësimi i kushteve të regjistrimit,të përcaktuara në shkronjën “h” dhe në paragrafin e fundit të nenit 193 të Kodit Civil?
Pika 3.-Nëse nuk plotësohen kushtet e sipërpërmendura ,regjistruesi propozon refuzimin e kërkesës për regjistrim dhe dosja e plotë e praktikës , së bashku me projekturdhërin e refuzimit , i kalojnë për kompetencë kryeregjistruesit.
Pika 4.-Kryeregjistruesi ,brenda 30 ditëve me urdhër të arsyetuar , duhet të vendos miratimin ose jo të propozimit. Kundër urdhërit të kryeregjistruesit për refuzimin e regjistrimit, ose kur ai është marrë brenda afatit të përcaktuar, mund të bëhet ankim në gjykatë .
Pika.5-Elementet e vendimit , që verifikohen nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe proçedura e nxjerrjes së urdhërit përcaktohen me Udhëzim të Këshillit të Ministrave. Si konkluzion, neni 45, nuk urdhëron bllokim proçesi ,përkundrazi kërkon verifikim të dokumentave përcaktuara sipas nenit 193 të KC, kurse dosja e plotë e praktikës , së bashku me projekturdhërin e refuzimit , i kalojnë për kompetencë kryeregjistruesit, që vepron konformë Udhëzim të Keshillit të Ministrave.
Duke u ndalur tek pika 3 e 37 e këtij ligji: Ne rastet kur dokumentat e paraqitura për regjistrim paraqesin mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë ,regjistruesi me një urdhër te arsyetuar refuzon regjistrimin e pasurisë . ……Le t’i marrim gjërat me radhë. Së pari, çfarë nënkuptoni ju si regjistrues me dokumentat e paraqitura për regjistrim: 1.Fotokopjen e Vendimit nr 93 të Këshillit Bashkiak Durrë “Për kthimin e parave: Z.Andon Boshnjakut dhe Z.Bahri Kërçovës “,2.Fotokopjen e Vendimit nr 114 dt 28.10.1993 Kom .K.Pronave.B.Durrës….dhe
3. *Fotokopjen e Vendimit nr 2003 dt 18.12.2002 të Gjykatës Rr.Durrës ? Po, Notën e Transkriptimit- nr 367 dt 05.08.1933, Notën e Transkriptimit
-nr 49 dt 25.02.1937, Notën e Transkriptimit-30 dt 24.05.1937, ( të shoqëruar së bashku me Shkresën nr 5153 Prot dt 30.11.2011) dhe Notën e Transkriptimit nr .103, dt 05.08.1950( që është shoqëruar me Shkresën nr .112 Prot dt 12.01.2012)…të cilat ua kam dërguar bashkëngjitur me Ankesën e parë dt 27.12.2012, që janë lëshuar nga ZRPP.Durrës me emrin tuaj: Regjistruesi .Bedri Luku, me firmën tuaj dhe vulën e ZRPP.Durrës , nuk do t’i merrni parasysh si Dokumenta që kanë lidhje me origjinën e pronës të Gëzim Hoxhës?Mos mohono Dokumentacionin e ZRPP.Durrës ku ka Dokumenta nga viti 1930 e në vazhdim. Këtë nuk do ta bënte asnjë regjistrues besoj. Për asnjë momemt nuk mund ta largoni situatën nga Dokumentat e cipërcituara, sepse edhe me pjesën në vazhdim të pikës 3 të nenit 37,nuk keni pasur qëllim për ta dëmtuar Gëzim Hoxhën…..Regjistruesi me një urdhër të arsyetuar refuzon regjistrimin e pasurisë për atë pjesë që krijon mbivendosje deri në zgjidhjen gjyqësore dhe orienton kërkuesin për zgjidhjen e çshtjes në rrugë administrative ose gjyqësore. Gëzim Hoxh nuk ka përfunduar zgjidhjen e kësaj çështje ende në Gjykatë. Urdhër –refuzimi atë po e ndihmon , që Mustafa Arapi dhe Frosina Boshnjaku Kavaja të mos paisen me Çertifikatë pronësie. Bazuar në fakte tashmë të provauara me Dokumentat e Pronësisë nga ZRPP.Durres ,që Gezim Hoxha nuk e ka” Origjinë prone të ligjshme”ju po mbuloni një pronë të paligjshme , sepse për ndryshe ai nuk mund të parqitet në Gjyaktën e Lartë, nëse në seancën gjyqësore pala e paditur nga Gezim Hoxha do të paraqesë edhe dy prova më shumë,që janë:Dy Çertifikatat e pronësisive tona, ndërkohë që Gëzim Hoxhës i mbetet në dorë :1. Fotokopja e Vendimit nr 114 dt 28.10.1993
Kom .K.Pronave.B.Durrës….dhe 2. *Fotokopja e Vendimit nr 2003 dt 18.12.2002 të Gjykatës Rr.Durrës ?Duke u mbështetur në fakte dhe prova të arsyetuara ,argumentova plotësisht se ju jeni “ I njëanshëm dhe i paaftë “ për të drejtuar ZRPP.Durrës.
Se dyti ,lind pyetja :A e ka kontestuar Gëzim Hoxha Urdhër-refuzimit e paisjes së tij me Çertifikatë pronësie, mbasi e morri atë dorazi? Si arriti ai të qetësohet dhe të mos bëjë demostrime agresive siç ka bërë për 3 javë para se të nxirrnit Urdhër-refuzimin?Mungesa e Gëzim Hoxhës në Hipotekë i bie në sy edhe vetë punonjësve të saj ,të cilëve ai u vërsulej sa herë që i dilnin përpara: herë si qenë , herë si çakall dhe herë si derrë me grip H1N1influenca A,i cili përhapet nga sekrecionet e hundës dhe të gojës prej kollës dhe tështimë. Sozia tij me këto karakteristika është Chupakabra, një kafshë me origjinën mes: qenit, çakallit me çatalla të mëdhenjë dhe feçkës së derrit i ardhur nga Porto Riko.Nese jeni kurioz ta shikoni konkretisht imazhin e saj, kërkoni në INTERNET”Një bishë misterioze që po terrorizon një fshat të tërë në Ukrainë”. Chupakabra, është agresive me haluçinacione,dhe mbyt bagëtitë duke iu thithur atyre gjakun si vampir. Banorëve të këtij fshati, nuk i bie ndërmend për asgjë ,as edhe për byrek më .Kështu definicioni i Konicës për fshatarin në këto kushte, ndryshon në:“Insanhiçbyrek.” Z.Regjistrues.Bedri Luku! Duhet të reflektoni.Pres reagimin tuaj brënda javës.

Autorja e shkrimit nuk është pjesë e stafit të redaksisë së Gazetës “Bulevard”. Të gjithë personat që i përmendet emri kanë të drejtën e replikës dhe përgënjështrimit të shkrimit

 

Previous articleNjë popull që përdor librin për të mbështjellë “fara”, është me të ardhme “pa farë”…
Next articleParalizohet proçesi ALUIZNI-t në Plazh dhe Shkëmbin e Kavajës