Home Aktualitet Urdhër i ri/ Avokatëve u ndalohet mbajtja e celularëve në Gjykata

Urdhër i ri/ Avokatëve u ndalohet mbajtja e celularëve në Gjykata

Gjykata Administrative ka miratuar rregullat e reja për të pranishmit në seancat gjyqësore, ku ka lëshuar një urdhër absurd që i ndalon avokatët të mbajnë celularët në sallën e gjyqit.Në një kohë, kur celulari është kthyer në një mjet pune i rëndësishëm dhe bota po shkon drejt teknologjisë, në vendin tonë, Gjykatat bëjnë hapa pas. Në vendimin që mban datën 1 qershor thuhet se avokatët, por edhe gazetarët dhe të pranishmit duhet të dorëzojnë celularët para se të hyjnë në gjyq dhe nëse nuk i binden këtij urdhri, do u ndalohet hyrja në sallë.