Home Aktualitet Ura prej druri në Laknas/ Banori: Rrezikojmë jetët e fëmijëve, është e...

Ura prej druri në Laknas/ Banori: Rrezikojmë jetët e fëmijëve, është e prishur

Ura e shkatërruar në Laknas e cila lidh dhe zonat e njohura si Valias dhe Bërxull është kthyer në një problem për banorët. Një prej tyre ka denoncuar në ‘JOQ’ urën e cila u rrezikon jetën atyre dhe të vegjëlve të tyre të cilët duhet të kalojnë nga ajo urë për të shkuar në shtëpi. Në denoncim, qytetari thotë se ura lidh tre zona, në të cilën kalojnë fëmijë dhe të moshuar. Ai kërkon ndihmë për ta rregulluar urën e cila prej vitesh nuk është rindërtuar nga asnjë kryetar Bashkie.

MESAZHI për JOQ

Qytetari nga Kamza shkruan: Psh joq ju lutum te na ndihmoni me uren e prishur sepse cdo dit duke shkuar ne shkoll po rrezikojm jeten duke kaluar keshtu edhe femijet e vegjel moshat e vjetra po sakrifojne. Kjo eshte ura qe Lidh valias – berxull – laknas