Home Kosova UNMIK-u nuk është i përfshirë në bisedime

UNMIK-u nuk është i përfshirë në bisedime

unmikMisioni i OKB-së në Kosovë nuk është pyetur fare kur qeveria vendosi të ndërpres pagat për stafin lokal të zyrës në veri të Mitrovicës. Për këtë autoritetet serbe kanë vendosur që çështja jo vetëm e financimit, por edhe Zyrës në veri të bisedohet në Bruksel.

Një zëdhënës i UNMIK-ut, Oliver Salgado i ka thënë Radio Kosovës se UNMIK-u nuk është pyetur dhe nuk është i përfshirë fare në bisedimet në Bruksel.

Misioni i OKB-së në Kosovë po këmbëngul se është akoma e nevojshme mbetja e stafit të saj ndërkombëtar e vendor në veri, për të ndihmuar në parandalimin e konfliktit, ndërmjetësimin dhe lehtësimin e komunikimit në mes të dyja etniteteve në këtë pjesë të Kosovës.

Ky mision ishte detyruar një muaj më parë të ndërpres kontratat e stafit lokal në veri, pasi siç ka njoftuar UNMIK-u autoritetet vendore pa ndonjë paralajmërim i kanë ndërprerë financimin.

Nevoja e paprekshmërisë ose jo të këtij stafi është paralajmëruar të diskutohet në nivelin e dy kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës. Për këtë zyrtarët e UNMIK-ut njoftojnë se nuk janë përfshirë fare në konsultime.

Zëdhënësi i këtij misioni, Oliver Salgado i ka thënë Radio Kosovës se tashmë e kanë ngritur problemin e financimit. Sipas tij misioni i OKB-së në Kosovë është duke pritur rezultatet e takimit në kryeministrave Thaçi e Dacic.

Nga autoritet kosovare nuk është shpjeguar se çfarë saktësisht do të diskutohet rreth UNMIK-ut, përderisa burime brenda këtij misioni kanë thënë se kreu i tij Farid Zarif u ka përcjell zyrtarëve vendor se megjithatë për misionin vendoset në New York.

Autoritet serbe ndërkaq sipas raportimeve në media vazhdojnë të kërkojnë mbetjen e stafit të plotë të UNMIK-ut në veri.

Ndërsa punëtorët serbë të UNKIK-ut, të cilët sipas të dhënave të policisë është mësuar se punojnë edhe për strukturat paralele janë deklaruar se do të punojnë edhe pa paga.

Previous article100-vjetori policisë lë jashtë festimit kryekomisarët e Durrësit që u shkatërruan mafien
Next articleIvanovski: Përgjegjësia për bojkotin e zgjedhjeve bie mbi pushtetin