Home Kulture “Unë kam vrarë”, Eni Vasili për veprën e saj: Librat, një biletë...

“Unë kam vrarë”, Eni Vasili për veprën e saj: Librat, një biletë për t’u nisur diku! Më kanë ndihmuar të kuptoj se çfarë është maskilizmi në Shqipëri

Librat janë si një biletë për t’u nisur diku, forca me të cilën na impresionojnë nuk mjafton kurrë për ta zbuluar burimin e magjisë së tyre. Pak para se të futej në emisionin “Open” në News24, mundëm të zbulojmë diçka më shumë për raportin e moderatores Eni Vasili me librin.

“Librat janë si ato dashuritë fluturake apo pasionet në jetë. Ti mendon se ke gjetur të duhurin më të mirin por kalojnë disa kohë dhe ti gjen një tjetër. Do listoja shumë libra që më kanë ndikuar por po e filloj me librin e parë të Helena Kadare, “Një lindje e vështirë”.  Por sot për ju unë do tregoj për librin që nuk kam lexuar por kam shkruar, është libri “Unë kam vrarë” ku unë jam autore dhe bashkautorë me 10 gra që kanë rrëfyer historinë e jetës. I kam gjetur në burgun e Tiranës dhe kam marrë rrëfimet e jetës së tyre. Më ka ndikuar sepse aty për herë të parë kuptova çfarë është maskilizmi në Shqipëri, aty kuptova si është gjendja e gruas”- tregoi gazetarja Eni Vasili.

Previous articleTemperaturat e larta shënojnë rekord për dimrin, parashikimi i meteorologut për janarin: Ja kur priten reshjet e borës në Shqipëri
Next article10 vendet me pagat më të larta në botë