Home Politike Ulsi Manja: Pse nuk e la rrogën e deputetit Sali Berisha për...

Ulsi Manja: Pse nuk e la rrogën e deputetit Sali Berisha për familjen në Bubq?

Dy ditë më parë Sali Berisha ndau foto nga takimi me një familje në Bubq, e cila jetonte në kushte shumë të vështira për shkak se banesa i ishte shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ditën e sotme në kuvend ministri Manja i ka drejtuar ish kryeministrit Berisha pyetjen se përse nuk e la rrogën e  deputetit për të ndihmuar këtë familje, duke qenë se janë edhe nga zona e tij.

“Pse nuk e la rrogën e deputetit për atë familje në Bubq? Zona nga vjen Saliu, Malësia e Kukësit, njihet. Të bënte gjest human aty. Nuk i ngre dot më Saliu shqiptarët në protesta. Sepse shqiptarët kanë sy e veshë, shohin edhe luksin e familjes së Saliut. Ne të dy kemi bërë betejë në Paskuqan dhe Kamëz. Ne morëm 74 mandate dhe ju dolët copa-copa. Pse s’dilni dhe t’u thoni kush tjetërsoi tokën në liqenin e Paskuqanit? Për ju Flamur, po të kishte mundësi të fusnit tokën në thes, për shpirt me thes do e kishit marrë. Ngrihu herët Flamur, se ngrihesh vonë dhe nuk i sheh shkollat. Presidenti i ka pritur të gjithë dhe shumë shpejt do shkojmë në votime. Prisni votën. Por keni filluar që sot me një muzikë për patronazhistët se e ndjeni rezultatin e pranverës. Mos i besoni sondazheve të Saliut dhe këtu do jemi dhe do thoni na i vodhët. Ku jeni ju more? Ça njerëzish jeni ju more? Ju akoma se keni ndarë mendjen brenda vetes me kë dhe pse jeni? Po ne me kë jemi, me UFO-t? Ju vini këtu bëni presion se në mendje keni një tender për të marrë. Dakord? Harrojeni” tha Manja. 

Previous articleNxorën emrat e vrasësve me pagesë, dy vëllezërit Beqiraj mungojnë në seancën gjyqësore në Durrës
Next articleTë jesh gay, Darvini dhe njerëzimi!