Home Kosova Ulja e tensioneve në veri të Kosovës, NATO: Të gatshëm të ndërhyjmë...

Ulja e tensioneve në veri të Kosovës, NATO: Të gatshëm të ndërhyjmë për të garantuar lirinë e lëvizjes

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës me heqjen e barrikadave.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco ka mirëpritur uljen e tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa tha se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cenohet liria e lëvizjes në Kosovë.

“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen detyrave të tyre.

“NATO dhe KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, ”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

 

Previous articleDivorcet dhe ndarjet, dhjetë çiftet e famshme që në 2022 i dhanë lamtumirën njëri-tjetrit
Next articleKreshnik Spahiu: Sali Berisha e ka mbyllur me sukses shkatërrimin e PD