Home Aktualitet Ulja e temperaturave, Policia Rrugore jep njoftimin e rëndësishëm për gjithë qytetarët...

Ulja e temperaturave, Policia Rrugore jep njoftimin e rëndësishëm për gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Korçës

Ulja e temperaturave ka sjellë ngricat e para në vendin tonë, ku konkretisht në aksion rrugor Korçë-Goricë, në Qafë Bigëll, ka prezencë të akullit.

Për këtë Policia Rrugore u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë këtij aksi dhe të pajisen me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Policia shprehet se në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e policisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre.

Previous articleKarantinë të dytë apo mbyllje të shkollave? Kryemadhi: Jam pro…
Next articlePeshëngritja në zi, shuhet ish-sportisti dhe ish-trajneri i njohur, Haki Agalliu