Home Bota Ukraina sfidon Rusinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ukraina sfidon Rusinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Moska dhe Kievi do të përballen nga sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), për arsye se Ukraina akuzon Rusinë për përdorimin e rremë të akuzave për gjenocid për të justifikuar pushtimin e saj.

Përfaqësuesit e dy vendeve do të paraqesin argumentet e tyre para gjyqtarëve në Pallatin e Paqes në Hagë, në një mosmarrëveshje mbi legjitimitetin e gjykatës më të lartë të OKB-së për të urdhëruar përfundimin e operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, justifikoi pjesërisht pushtimin e Ukrainës fqinje më 24 shkurt 2022 me akuza të pabaza për “gjenocid” të orkestruar nga Kievi në lindjen rusisht-folëse të Ukrainës.

Dy ditë më vonë, më 26 shkurt 2022, Kievi iu drejtua Gjykatës, duke mohuar “kategorikisht” këtë pretendim dhe duke argumentuar se përdorimi i “gjenocidit” nga Rusia si pretekst është në kundërshtim me Konventën e OKB-së për Gjenocidin e vitit 1948.

Previous articleBejleri s’mohon akuzat, konteston përgjimin. Misteri i celularit ‘eksploziv’
Next articleSyriza nuk arrin të zgjedhë liderin e ri të opozitës greke. Më i votuari, biznesmeni nga SHBA