Ukraina ka pretenduar se ka “eliminuar” 930 ushtarë rusë në 24 orët e fundit.
Në përditësimin e fundit mbi humbjet ruse, ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se gjithsej 153,120 personel ushtarak janë vrarë.
Ai gjithashtu raportoi se 302 avionë ushtarakë, 2,071 dronë dhe 6,692 automjete të blinduara luftarake janë shkatërruar që nga fillimi i luftës.
Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia ka humbur mbi 153.000 ushtarë që nga nisja e pushtimit në shkurt të vitit 2022.
Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë së fundmi kanë vlerësuar se numri i viktimave në palën ruse – përfshirë të vrarë dhe të plagosur – po i afrohet shifrës prej 200.000.
Moska ka pranuar se ka pësuar humbje “të mëdha” dhe në shtatorin e kaluar ka raportuar për nën 6.000 viktima.