Home Aktualitet Ujësjellësi i Durrësit rrit brenda muajit 15 përqind arkëtimet. Ja arsyet

Ujësjellësi i Durrësit rrit brenda muajit 15 përqind arkëtimet. Ja arsyet

Ujësjellësi i Durrësit që ka marrë tjetër performancë  në këtra tre  vitet e fundit, tashmë po  njeh përvec bumit të investimit edhe  rritjen e arkëtimit të qytetarëve. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të kësaj ndërrmarje e cila ka  nisur tashmë  një strategji pune që po bën të mundur jo vetëm investimet falë  mbështetjes së qeverisë, po dhe partnerëve të huaj që kanë krijuar besim po edhe një arkëtim që vjen gjithnjë në rritje. Burimet e Ujësjellësit i thanë gazetës  se brenda një muaj arkëtimet janë rritur me 15 përqind dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me ngritjen e  çmimit të ujit por me një fenonomen për të cilët duket se ka punuar administrata e drejtuar nga z. Kovaci. Falë një organizimi pune dhe  njerëzve që janë në terren por edhe një pune më bindëse për t’i dhënë fund faturave fikse  është bërë e mundur sipas burimëve zyrtare që të rritet dukshëm numri i abonentëve që kanë lidhur kontratë me këtë  ndërrmarje dhe të ulet numri i atyre që tentojnë të mbajnë lidhje të paligjëshme. Mësohet se kreu i Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaci  së bashku me stafin e tij kanë bërë një riorganizm të punës edhe  nisur nga deklerata e Kryeministrit që do të nisë së shpejti një fushatë  për ata që nuk e paguajnë ujin ashtu sic edhe ndodhi për energjinë. Grupet e punës janë riorganizuar dhe janë nxjerr në terren, ndërsa gjatë kësaj kohe ata kanë mundur të marrin kontakte, të evidentojnë  problematikat dhe aq më shumë kanë mundur të bindin qytetarët se është më e  lirë për koston e tyre një abnonim me ndërrmarjen brenda ligjit se sa një vjedhje që në rast konstatimi mund tu kushtojë disa herë më shumë  në koston financiare. Burimet nga Ujësjellësi i thanë gazetës se ka një numër të madh qytetarësh që kanë nisur të kryejnë proçedurat për të qenë abonentë me Ujësjellësin , ndërsa një numër po ashtu i konsiderueshëm për periudhën e kohës po vendosin matësat  e konsumit që është një praktikë që do ti japë fund abuzimit nga të duja palët dhe do të paguhet aq sa harxhon.  E gjitha kjo ka bërë që Ujësjellësi brenda një muaji të ketë një tjetër performancë, duke rritur arkëtimet me 15 përqind, ndërsa burime konfidenciale i thanë gazetës se edhe disa kompani të mëdha që operojnë në fushën e biznesit dhe që kishin shuma të mëdha pa paguar kanë nisur tashmë negocimin për ti paguar ato me një shpërndarje mujore, por që janë shuma që duhen marrë në konsideratë. Ndërkohë që vetë kreu i Ujësjellësit dhe stafi i tij kanë ërë të ditur se nuk do të ketë më asnjë tolerim dhe  është është më mirë që të nisë shlyerja e detyrimit dhe proçedurat e vendosjes së matësave dhe lidhjet e ligjëshme për ata që nuk i kanë pasi pasojat  në raste të tjera kundrejt ligjit do të jenë shumë herë më të mëdha. Ndërkohë që Ujësjellësi i Durrësit është përfshirë në një  mori investimesh lokale dhe aq më shumë në një investim gjigant i financuar nga Banka Botërore për furnizimin me ujë të pishëm në çdo familje durrsake  me orar të pakufizuar, projekt i cili  tashmë ka marrë jetë duke u kthyer në një investim që pret kohën për të  mbaruar.