Edhe pse kërcënimet qenë të shumta me pezullime, gjoba apo dhe vendime më të ashpra UEFA vendosi të ndërpresë çdo lloj procedimi në lidhje me klubet kryesore që tentuan të krijonin të ashtuquajturën Superligë europiane.
Përmes një komunikate zyrtare, UEFA bën me dije se ndërpret edhe procedimet disiplinore ndaj 3 klubeve europiane që nuk kanë dalë zyrtarisht nga Euroliga deri në një njoftim të dytë.
“Përmes një komunikate zyrtare Komisionin i Apelit në UEFA vendosi të ndërpresë çdo lloj procedimi disiplinor ndaj Juventus, Real Madrid dhe Barcelona për shkelje të mundshme të statutit të UEFA në lidhje me krijimin e Superligës. Në këtë mënyrë këto klube nuk do të kenë asnjë pasojë deri në një lajmërim tjetër”, thuhet në njoftim.