UEFA kërkon zero tolerancë ndaj infiltrimit të organizatave kriminale në futboll. Gjatë konferencës që po zhvillohet në Romë mes Institucionit më të lartë të futbollit evropian, FIFA-s dhe Interpolit për fenomenin e trukimit të ndeshjeve, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino kërkoi dorë të hekurt dhe bashkëpunim më të ngushtë mes qeverive përkatëse për të mos rrezikuar integritetin e këtij sporti.
“Nuk mund të lejojmë që futbolli të njolloset nga kriminelët dhe të gjithë ata që duan të fitojnë para.
Siç të gjithë e dini, futbolli është një sport i bazuar në konkurrencën e ndershme mes garuesve, të cilët duhet të luajnë sipas rregullave. Integriteti i sportit tonë është mirëqënie fizike dhe emotive si për lojtarët, ashtu edhe arbitrat që janë seriozisht të kërcënuar nga këta individë. Jemi të impenjuar për ta ruajtur këtë integritet me programet tona të formimit të lojtarëve dhe arbitrave, por edhe me sistemet tona të sofistikuara të monitorimit si dhe lidhjet që kemi me agjencitë qeveritare”.
Por kjo luftë nuk mund të bëhet e vetme dhe Infantino kërkon ndihmë nga të gjithë aktorët e përfshirë.
“Nuk mund ta fitojmë këtë betejë të vetëm sepse kemi nevojë të punojmë me të gjithë pjesëtarët e familjes së futbollit e organizmat e tjerë sportivë, objektivi i të cilëve është promovimi i vlerave të vërteta sportive, prandaj kam besim në mbështetjen tuaj”.
Në vijim të kësaj linje, UEFA ka një projekt konkret. Infantino shtoi se sistemi “Fraud Detection” monitoron rreth 2 mijë ndeshje të uopa League dhe Champions League në sezon dhe mbi 30 mijë ndeshje nga 53 federatat e kontinentit të vjetër. Në fund të flalës së tij, numri 2 i UEFA-s nënvizoi se një nga prioritetet më të mëdha është aplikimi në legjislacionin e Bashkimit Europian të krimit penal, edhe për rastet e mashtrimit sportiv.