Home Kulture Udhёtim nё monografinё “Mazhja nё rrjedhёn e historisё” tё autorit Besim Dema

Udhёtim nё monografinё “Mazhja nё rrjedhёn e historisё” tё autorit Besim Dema

Nga Fatmir Minguli

Para ca kohёsh nё njё udhёtim me njё guidё turistike, ndёrsa autobuzi po ecte drejt Vienёs, njё nga pjestarёt e grupit mori mikrofonin dhe tha se quhej Kujtim Daci dhe ishte nga Tirana dhe donte tё uronte njё udhёtim tё mbarё…
Kur autobuzi bёri ndalesёn e radhёs, unё iu afrova Kujtimit dhe e pyeta se mos ai ishte me origjinё nga fshati Mazhё i Fushё Krujёs. Ai i habitur mё tha se ashtu ishte, me origjinё nga Mazhja, por i habitur mё tha se nga e kuptova unё…
Epo – i thashё – kam lexuar librin monografik tё Besim Demёs me titull “Mazhja nё rrjedhёn e historisё” dhe aty kam parё dhe emrin Kujtim Daci. 
-Ou, – tha ai gjithё gaz- Besimin e kam pasur mёsuesin tim si dhe drejtor shkolle. 
Biseda vazhdoi me minuta tё tёra dhe Kujtimi fliste dhe fliste pa pushim pёr Besim Demёn, me respekt dhe me dashuri. 
Besim Dema, ky njeri i urtё, emir i tё cilit u pёrmend gjatё gjithё ditёve tё udhёtimit nga Kujtimi dhe nga unё, ёshtё shumё i njohur bё tё gjithё zonёn e Fushё Krujёs, Krujёs dhe vetё Durrёsit.
Besim Dema ky mёsues model, ky mёsues i jashtёzakonshёm jo vetёm i histori – gjeografisё pёr tё cilat ёshtёdiplomuar nё rini tё tij, por dhe specialist nё matematikё, dhe nё ekonominё sociale duke mos harruar dhe menaxhimin e sektorit tё turizmit kultural.
Por ajo qё e dallon Besim Demёn, kёtё pensionist qё tё vjen zor ta quash pensionist, ёshtё kёmbёngulja e çuditshme qё e karakterizon nё kryerjen e disa detyrave qё ai i ka vёnё vetes si objektiv. Realizimi nga ana e tij e librit tё tij tё parё me titull “Mazhja nё rrjedhёn e historisё “ ёshtё libri i parё qё botohet nga Besim Dema pёr kёtё histori. Eshte njё punё e jashtёzakonshme, njё qёmtim dhjetra vjeçar duke grumbulluar me qindra faqe tё dhёna. Eshtё njё monografi krejt e veçantё dhe tё veçantёn e sjellin disa faktorё tё cilёt po i rendis mё poshtё:
1. Eshtё libri i parё enciklopedik pёr Mazhjen e Madhe dhe Mazhjen e Vogёl, qё njihen me emrin e pёrbashkёt Mazhja. 
2. Struktura e kёtij libri ёshtё krejt ndryshe nga monografitё klasike apo standarte, ashtu siç bёhen zakonisht.
3. Elasitçitet i jashtёzakonshёm kompozimin e kapitujve ku rrjedhshmёria ёshtё treguesi kryesor qё e bёn lexuesin tё kalojё nga faqja nё faqe pa e kuptuar as ai vetё, edhe po tё mos jetё me orogjinё nga Mazhja e Fushё Krujёs. 
4. Kapitulli pёr arsimin ze vendin e piedestalit midis shumё aspekteve tё jetёs sё banorёve tё Mazhjes nё rrjedhat e historisё. Autori Besim Dema e trajton problemin e arsimit ashtu fuqishёm jo vetёm nga fakti se ai vetё ka qenё arsimtarё por ai sjell kuptimin pёrgjithёsues tё arsimimit tё brezave tё tёrё. Tё mos harrojmё se flitet vetёm pёr dy fshatra , degё tё fshatit Mazhe.
Besim Dema dhe Fatmir Minguli nё Bar “ Sunrise”, Durrёs
Po cili ёshtё Besim Dema, autori i monografisё “Mazhja nё rrjedhёn e viteve”?
Besim Dema nuk mund tё njihet ndryshe veçse me emrin e “shpirtit shpёrthyes”. Mёsues legjendar I historisё dhe i gjeografisё sot ёshtё nё pension dhe jeton nё Durrёs ku bёn njё jetё active sa qё shumё kush mendon se ai diku punon, i vetёpunёsuar apo i punёsuar…
Energjik, ndriçues, mobilizues ai merr rrethe vtes shokё e miq me tё cilёt ka krijuar “grupet e punёs” me kёto “grupe” aim err pjesё active nё eventet kulturale dhe artistike qё zhvillohen nga klubet e “Sigalit” dhe tё Klubit tё shkrimatrёve tё Durrёsit, nё promovime librash, takime intelektualёsh etj. 
I tillё ёshtё Besim Dema, poliedrik, ai qё ka thithur shumё dijeni dhe qё i rrezaton me njё fluks tё paparё, si “njё bibliotekё lёvizёse,” i cili ka hedhur poshtё kohёn e harxhuar nёpёr bilardo, bingo, llotosport dhe dominonё nёn hijen e pemёve pa kokrra. 
Janё kёto parametra tё inteligjencёs sё kёtij njeriu qё bёnё tё mundur daljen nё dritё tё veprёs sё parё tё tij “Mazhja nё rrjedhёn e historisё”. Nёse do tё bёhej njё lloj bilanci pёr realizimin e kёtij libri do konkludohej se ky libёr do tё mund tё shkruhej nga institucione akademike, institute tё historisё apo grup autorёsh.

Por, jo! Kёtё libёr e ka shkruar vetёm n njeri qё quhet Besim Dema. 
Kam pasur fatin tё jem konsulent i kёtij libri sё bashku me zotёrinjtё e nderuar Mark Kalaj, Sinan Dema, dhe Gani Masha. Kam qenё shumё pranё peripecive qё ka kaluar Besim Dema pёr tё realizuar kёtё vepёr komplekse.
Besoj se tё gjithё banorёt e Mazhjes do tё jenё krenarё qё kanё nё duart e tyre, nё bibliotekat dhe tavolinat e punёs librin e Besim Demёs, librin e gjenezёs sё tyre, librin e vazhdueshmёrisё sё jetёs. 
Duke mos dashur tё analizoj pjesёt strukturore tё librit, gjё qё e kanё bёrё autorё tё tjerё desha tё ndalem te disa faqe tё librit ku ka disa lista dhe tabela mbi:
1. Fiset kryesore 
2. Familjet nё Mazhe tё Vogёl dhe mazhe tё Madhe nё ditёt e sotme.
3. Familjet e larguara nga Mazhja dhe vendet ku janё sistemuar
4. Dёshmorёt e lufёs pёr çlirim nga fashist-nazistёt.
5. Partizanёt qё morёn pjesё nё luftёn Nacional-Çlirimtare.
6. Nxёnёsit qё kanё mbaruar shkollёn e Mazhes.
7. Kuadrot kryesorё tё fshatit Mazhe nё tё gjithё sektorёt.
8. Gratё qё emancipuan jetёn e fshatit
9. Gratё qё kanё mbaruar pёr mёsuese. 
Por duke qёndruar gjithmonё nё pjesёn e parё tё kёtij libri monografik dua tё theksoj edhe disa veçori qё rrezatojnё mbi gurёt e mozaikut qё ka kompozuar Besim Dema. 
Dokumentimi i fiseve mё tё mёdha nё fshatin Mazhe, ёshtё njё nga aspektet qё duhet parё me kujdes sot, kur po vihet re njё tendencё negative nё drejtim tё zhdukjes sё historisё sё tyre, nё shkallё kombёtare.
Futja nё libёr e shumё grave, nёnave me shamitё e bardha nё kokё, kjo pamje e madhёrishme e grave tё Shqipёrisё sё Mesme, ёshtё njё guxim jo vetёm intelektual, por guxim atdhetar, qё shumё pak e kanё bёrё, pёr tё mos thёnё, aspak. 
Sjellja e figurёs sё Beqir Ballukut, ndonёse me origjinё jo nga Mazhja, por qё ka zhvilluar aktivitetin e tij fillestar aty, ёshtё pёrsёri njё guxim prej intelektuali tё mirёfilltё. Po kёshtu dhe pёr figurёn e Heroi tё Popullit Babё Rexha. 
Kёto gurё tё mozaikut i japin monografisё njё ndriçim ndryshe, duke thyer ecurinё e zakonshme qё njё monografi tё nxit, duke mos e lejuar lexuesin tё bjerё nё rrjedhёn lineare tё njё monografie matricё. 
Pjesa e dytё e kёtij libri ёshtё titulluar “Biografi tё njerёzve tё shquar tё fshatit Mazhe.” I papёrtuari Besim Dema “pёrmbys” skenat e pjesёs sё parё tё librit tё tij dhe ngre perden magjike pёr tё na treguar jetё njerёzish tё shquar, jetё qё jepen artistikisht, plot figuracione letrare, plot segmente interesante tё jetёs sё kёtyre njerёzve tё shquar. Edhe portete grashё bёjnё sy nё kёtё pjesё tё dytё tё librit “Mazhja nё rrjedhёn e historisё.”
Janё plot tridhjetё persona tё shquar qё Besim Dema i ka “dekoruar” njё pёr njё me portretet e tyre. Kёtu nuk duhet tё harrojmё edhe ata kuadro qё i janё kushtuar shkencёs si Fadil Daci, shkencёtar nё kёrkimet bujqёsore, Alma Dema, shkencёtare nё antropologji, Manjola Xhaferri, doktore e shkencave nё histori etj.
Nё librin e Besim Demёs gjejmё edhe tekste kёngёsh, kuriozitete, ngjarje pikante ndёr vite nga jeta e “personazheve” tё Mazhes, e tek i lexon kёto tё duket sikur ndodhesh pikёrisht nё skenat e teatrove qё shkolla e Mazhes i organizonte vazhdimisht. 
Libri “Mazhja nё rrjedhёn e historisё” ёshtё njё model ku duhet mbёshtetur ёdo autor qç merr mundimin pёr tё shkruar pёr bashkёfshatarёt apo bashkёqytetarёt e tij, ashtu siç bёri Besim Dema./bulevard news