Home Politike U zgjodh president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Rama uron Mohammed bin...

U zgjodh president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Rama uron Mohammed bin Zayed

Kryeministri Edi Rama ka uruar Mohammed bin Zayed për detyrën e tij të ri, si president i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës”, shkruan Rama.