Sindi Manushi është një 31-vjeçare me origjinë nga Përmeti, lindur në Elbasan, e cila është bërë shqiptarja e parë që mundi të zgjidhet në një post kryebashkiaku në një qytet në Itali.
Manushi fitoi zgjedhjet lokale në qytetin e vogël Pieve di Cador. Në një intervistë të dhënë për Euroneës Albania, 31-vjeçarja rrëfeu vështirësitë e rrugëtimit të saj nga emigrimi deri në triumfin në zgjedhje.
Isha në mëdyshje nëse doja t’u thoja mediave për këtë fushatën time dhe thashë mbase nuk sjell fat. Thashë më mirë të fitojmë njëherë pastaj t’u themi mediave.
VItet e fundit ka patur një zhvillim për sa i përket shqiptarëve, pasi në fillim në vitet 90 kemi pasur një faë të keqe dhe të pamerituar. Por vitet e fundit ka pasur zhvillim nga kjo pikëpamje.
Kam pasur dhe diskriminime nga një pjesë e popullsisë që është e djathtë dhe ndjek ato trended e të djathtës ksenofobe italiane”, tha ajo.