Home Aktualitet U vlerësua me medalje ari pasi shpëtoi nga flakët 8-vjeçarin, Franca i...

U vlerësua me medalje ari pasi shpëtoi nga flakët 8-vjeçarin, Franca i jep ultimatum shqiptarit: Largohu bashkë me familjen, ke afat…

Roland Aliu shpresonte se do fitonte një leje qëndrimi pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers në shkurt të vitit 2022. Ai aktualisht është subjekt i detyrimit për t’u larguar nga territori francez (OQTF).

Në shkurt të vitit 2022, shqiptari Roland Aliu, pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers u vlerësua me një medalje ari. Më pas, ai kishte shpresën për të përfituar një leje qëndrimi pas disa refuzimeve.

Mirëpo, ai dhe familja e tij duhet të largohen nga territori francez brenda një muaji. “Në shënjestër janë edhe babai im, nëna ime dhe vëllai im i vogël, nuk e kuptoj, i kisha shkruar Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Brendshme, të dy u përgjigjën se nuk mund të bënin asgjë direkt”, tha ai.

Përballë kësaj situate, në 7 janar organizohet një tubim mbështetjeje përpara prefekturës.

Previous articleJep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo
Next articleNATO: Kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë. Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën