Home Kronika U vendosi flakën shkurreve pasi po pastronte një banesë, digjet aksidentalisht 67-vjeçari...

U vendosi flakën shkurreve pasi po pastronte një banesë, digjet aksidentalisht 67-vjeçari në Durrës! Përfundon në spital

Durrës, u vendosi flakën shkurreve pasi po pastronte pranë një banese, lëndohet 67-vjeçari

‘Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Previous articleShembet një pjesë e urës në Greqi, raportohet për viktima
Next articleIshte në kërkim pasi kishte kthyer vilën në ‘shtëpi bari’ në Shijak, arrestohet 43-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe arsenal armësh