Klisman Kadiu, këshilltari për media i zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me raportimet se zv.kryeministri është “përzënë” nga takimi joformal i liderëve të rajonit që do të mbahet sot në Tiranë.
“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij”,- ka shkruar Kadiu.
Kadiu ka shtuar se raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.