Home Kronika U raportua për atentat/ Policia jep detaje: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat/ Policia jep detaje: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit pretendohet se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, ju sqarojmë se:

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lezhë me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale.

Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Previous articleHelmohet me metale të rënda kancerogjene politikania ruse
Next articleGjekmarkaj, apel për të përkrahur boksierin shqiptar në SHBA: Me krahë të lehtë si era e Mirditës!