Home Kronika U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, vjen lajmi i hidhur...

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, vjen lajmi i hidhur për të moshuarën

Ka ndërruar jetë në spital e moshuara që u aksidentua pak ditë më parë në ashensorin e QSUT-së. Burime bëjnë me dije se e moshuara ka vdekur nga trompoza.

Ajo u plagos pak ditë më parë pas shkëputejes së ashensorit në QSUT,  teksa po shoqërohej nga një infermier.

Ngjarja ndodhi pak ditë ma parë, ku si pasojë e shkëputjes së ashensorit, pacientja 80 vjeçare mori dëmtime në kokë dhe u dërgua për mjekim më të specializuar tek Spitali i Traumës.

I dëmtuar mbeti edhe punonjësi shëndetësor që shërben për të transportuar pacientët me barrelë.