Home Teuta U përjashtua nga Teuta, Albi Dosti kalon te kampionët e Kukësit

U përjashtua nga Teuta, Albi Dosti kalon te kampionët e Kukësit

Duket se shprehja popullore se “cdo e keqe e ka edhe  nje te mire” ka funksionuar  edhe për futbollistin e Teutës Dosti, i cili  pas masës së rëndë ndëshkuese që mlori nga klubi durrsak  ka parë dritën jeshilë në një tjetër klub që është edhe pretendent për titull.  Pas humbjes që Teuta pësoi në fushën e Lushnjës, drejtuesit e saj morrën një sërë masash ndëshkuese, ku më e rënda ishte përjashtimi i mesfushorit Albi Dosti. Por kjo masë duket se i ka dalë për mbarë futbollistit në fjalë, pasi ai tashmë ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Kukësit, ekipit kampion të Superiores. Durrsaku do të bashkohet sot në stërvitje me Kukësin, pas akordit me presidentin Safet Gjici, ndërkohë që për aktivizimin e tij më pas do të jetë trajneri Mladen Milikoviç ai që do të vendosë. Burime pranë lojtarit janë shprehur se  nga dita e nesërme lojtari do të jetë pjeë e stafit të klubit verior.