Home Bota U njohën online, burri dhunohet nga gruaja pasi i kërkoi të largohej...

U njohën online, burri dhunohet nga gruaja pasi i kërkoi të largohej nga banesa

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një 73-vjeçar është dhunuar fizikisht nga partnerja e tij ukrainase, pasi i kërkoi kësaj të fundit që t’i jepnin fund “romancës”.

Sipas mediave greke, ata ishin njohur online, dhe pasi kishin filluar të jetonin bashkë, 52-vjeçarja kishte filluar ta “bezdiste” të moshuarin pasi ishte e alkoolizuar.

Kështu, ai i kishte kërkuar asaj që të largohej nga banesa e tij, por këtë vendim ukrainasja nuk e ka pritur aspak mirë, duke iu kthyer e duke e dhunuar me shkelma e grushte, duke e kërcënuar madje se edhe do ta vrite.

Ngjarja është bërë publike, pasi i moshuari i është drejtuar policisë për ta denoncuar.

Por duket se “lufta” nuk ka përfunduar me kaq, pasi kur policia ka shkuar për ta arrestuar gruan, ajo iu është kundërvënë edhe atyre fizikisht, aq sa është dashur ndërhyrja e disa peronave për ta neutralizuar.