Greta Dyrmishi është stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën sapo mbërriti në Britani ndërsa u ndje keq gjatë fluturimit nga Shqipëria. Kompania ‘Air Albania’ ka njoftuar se e reja pësoi atak kardiak dhe pavarësisht përpjekjeve të ndihmës së parë, u nda nga jeta.
Në një reagim, linja ajrore shpreh nguhsëllimet për familjen ndërsa Greta Dyrmishin e cilësojnë si një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë.
“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak. Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.
Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira. Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm.
Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes”, njofton ‘Air Albania’.