Home Aktualitet U kërcënuan me jetë, Ambasada Ruse i kërkon policisë shqiptare shoqërim me...

U kërcënuan me jetë, Ambasada Ruse i kërkon policisë shqiptare shoqërim me eskortë

Ambasada ruse në Tiranë i është drejtuar me një shkresë Policisë së Shtetit, ku i kërkon mbrojtje pas kërcënimeve që ka marrë në rrjetet sociale.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se në “Facebook-un” e ambasadës ruse kanë ardhur disa mesazhe kërcënuese, që vetë ambasada, nga kërkimet që ka bërë, thotë se autor është një shtetas nga Peja. “Do të vras të gjithë ata që ndodhen brenda ambasadës”, shkruan ai.

Për 10 ditë me radhë, ka pasur një shërbim policor për 24 për orë në ambasadë, por pasi u pa se nuk ka një kërcënim serioz, policia tashmë bën patrullim të herëpashershëm rreth ambasadës. Po ashtu, shoqëron diplomatët, gjatë lëvizjeve të tyre jashtë godinës, që ndodhet në Mjull Bathore.

Previous articlePengesat për ndërtesën më të madhe europiane me printim 3D
Next articleEkzekutoi çiftin shqiptar dhe mbyti dy fëmijët 1 e 2 vjeç, dënohet 4 herë me burgim të përjetshëm 61-vjeçari grek