Home Kronika U kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh, avokati i Fredi Krasniqit:...

U kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh, avokati i Fredi Krasniqit: I duheshin lekë për një ndërhyrje kirurgjikale, armët ishin harruar nga familjarët

Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg Fredi Krasniqin, i arrestuar pasi u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak.

Në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës, Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dhe kërkuan zbutje të masës por që nuk u pranua.

Ashtu si klienti i tij, edhe avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997 dhe Krasniqi po priste një amnisti për t’i dorëzuar ato në polici dhe se ishte lehtësisht e verifikueshme që objektet ishin prej kohësh në këtë godinë pa u prekur.

“Është invalid dhe shkaku që e ka shtyrë janë kushtet ekonomike se duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën e ka pasur të pamundur ndër vite për ta bërë.

Në ambientet e banesës ka mbjellë disa bimë. Ndërhyrja kirurgjikale është më tepër se 40 mijë euro.

Armët janë që nga 1997 në një shtëpi të braktisur në bodrumin e saj. Armët ishin të pluhurosura dhe të harruara nga familjarët”, tha avokati.

Previous articleShqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore
Next articleSa shkoi nafta dhe benzina? Brenda 24 orëve ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend