Home Kronika U kap me 613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj kërkon të dalë nga...

U kap me 613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj kërkon të dalë nga ‘regjimi 41 biss’ në Gjykatën e Lartë

Gjykata e lartë e Republikës së Shqipërisë ka bërë me dije se Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm 41 biss.

Arbër Çekaj vijon të qëndrojë i izoluar në regjimin 41-Bis, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GKKO) i ka refuzuar kërkesën, me argumentin se paraqet rrezikshmëri.

GJKKO e ka cilësuar Çekaj si një person që paraqet rrezikshmëri, për pasojë do të vijojë që të qëndrojë i izoluar për të paktën 1 vit. Çekaj u izolua në 23 nëntor të 2021 me kërkesë të SPAK e të miratuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Kush është Arbër Çekaj?
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Çfarë është regjimi i posaçëm ’41-bis’
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.