Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së vëllait të Talo Celës, Bujar Çela në Elbasan. Policia e Elbasanit njoftoi zyrtarisht se autori i dyshuar, është 37-vjeçari nga Dibra, Nuredin Dumani i cili është banues në Durrës.
Por 37-vjeçari Dumani është i akuzuar si autori i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe Klevis Kapllanaj në Rrogozhinë.
Për Dumanin është shkruar në media gjatë një operacioni policor në Durrës, ku u arrestua së bashku me një taksist, pasi një vajzë adoleshente kishte kallëzuar në policinë e Bordosë në Francë, se ishte shfrytëzuar për prostitucion. Por pavarësisht se policia nxitoi të arrestonte Nuredin Dumanin, gjatë hetimeve nuk u provuan akuzat dhe për pasojë Nuredin Dumani shumë shpejt doli nga burgu.
Tashmë ai është shpallur në kërkim nga prokuroria e Elbasanit, dhe Durrësit pasi akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020, dhe në vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan.