Home Kronika U dhunua në kufirin malazez, Petraq Milo: Shikoni me kujdes videon, unë...

U dhunua në kufirin malazez, Petraq Milo: Shikoni me kujdes videon, unë isha në radhë

Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufirin malazez nga autoritetet e Malit të Zi. Për emisionin “Good Morning Albanians”, ai tha se në momentin që është dhunuar makina e tij ka qenë në radhë.

“Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”– theksoi ai.

Pas videos së publikuar ku përdoret dhunë ndaj Milos, është bërë me dije nga mediat malazeze se efektivët janë arrestuar dhe po hetohet ngjarja. Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin–Muriçan.

Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka njoftuar se është duke u zhvilluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë, si dhe procedura para Departamentit për Kontroll të Brendshëm të Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Milo ka rënë pre e dhunës së një punonjësi të doganës malazeze së bashku me familjen e tij mes pretendimeve se nuk kishte respektuar radhën në kufi. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.

Previous articleParashikimi i frikshëm për Stambollin: Brenda shtatë viteve do të ketë një tërmet me magnitudë mbi 7 ballë
Next article“Ka presion, po luhet me kafshatën e bukës”, pedagogu në “Panorama TV” mes lotësh: Djalin e largova nga Shqipëria me 5 gjuhë të huaja dhe me para borxh sepse…