Home Kronika U bllokuan në një zonë malore në Krujë, policia shpëton 3 turistë...

U bllokuan në një zonë malore në Krujë, policia shpëton 3 turistë izraelitë

Policia e Krujës i ka ardhur në ndihmë 3 turistëve izraelitë që kishin humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret, ndërsa kanë mundësuar edhe tërheqjen e automjetit të turistëve, pasi kishte pësuar defekt në zonën malore.

Pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë, nga një turist izraelit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, sepse kishte humbur orientimin në pyll, si pasojë e defektit të automjetit me të cilin udhëtonte bashkë me 2 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për të lokalizuar 3 turistët.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr automjetin e këtyre shtetasve, që kishte pësuar defekt, dhe i kanë shoqëruar të tre ata, deri në qytetin e Krujës.

3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë që iu erdhën në ndihmë menjëherë pas telefonatës dhe për lëvizjen e automjetit të tyre nga vendi ku kishte pësuar defekt.

Previous articleTakim me Ballën? Reagon Basha: Montazhe qesharake për t’i fryrë përçarjes së demokratëve
Next articleBasha-Balla u takuan në banesën e saj? Reagon Desada Metaj: Më zhgënjeve Doktor, na premtove video erotike