Home Rajoni U bënë prindër të dy binjakëve pas shumë vitesh, shuhet familja Ahmeti...

U bënë prindër të dy binjakëve pas shumë vitesh, shuhet familja Ahmeti në aksidentin tragjik në Bullgari

Në mesin e personave që humbën jetën në aksident ishte edhe familja Ahmeti. Avnie dhe Xhihan Ahmeti humbën jetën së bashku me djemtë e tyre Luan dhe Alban.

Djemtë ishin binjakë dhe vetëm 4 vjeç. Ata kishin ardhur në jetë pas shumë lutjeve të prindërve të tyrë të cilët nuk patën fatin të shijonin mrekullinë e tyre. Çifti nuk kishin pasur fëmijë prej vitesh dhe më në fund ishin bërë me binjakë. Nëna shqiptare u gjet e vdekur me dy djemtë e saj në krahë, pranë dyerve të autobuzit në një përpjekje si duket për të dalë sa më parë prej aty.

Alban Bogaj nga Top Channel ka raportuar nga Bullgaria për ngjarjen e rëndë ku dhe ka ndarë historinë e trishtë të familjes Ahmeti.

“Kam pas një gjendje të rëndë emocionale, se ishte i vetmi që ka qenë zgjuar dhe ka parë ngjajrjen deri në momentin që kanë shpërthyer flakët. Ata ishin një familje që kishin kohë pa fëmijë dhe zoti i kishte falur binjakë. Institucionet nuk duhet të aktivizohen në momentin që ndodhin ngjarje të tilla. Si ka mundësi që këta autobusë kalojnë në kufi. Lulzimi është ende në shok, por nuk do të dalin lehtë nga mendja e tij ato momente, pasi ka parë live çdo gjë që ka ndodhur, uroj që sa më parë të dalin nga spitali, ndërkohë që familjet e viktimave u shprehin ngushëllimet. Familjarët e të plagosurve ishin me ndjenja të përziera, disa ishin të lumtur për ata që kishin shpëtuar e të më pas trishtoheshin pë rata që kishin humbur. Situatë e rëndë, shumë njerëz më kanë marrë nga shtete evropiane“, tha Bogaj.

46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.