Home Politike U arrestua për korrupsion, Fatos Tushe kërkon lirimin nga burgu: Jam sëmurë

U arrestua për korrupsion, Fatos Tushe kërkon lirimin nga burgu: Jam sëmurë

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes,  Fatos Tushe i arrestuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat, i është drejtuar sërish Apelit për të kërkuar lirinë, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje dhe e ka të pamundur të qëndrojë në qeli.

Sipas avokatit, i cili ka paraqitur pretendimet e Tushes, ai vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.

“Z. Tushe vuan prej vitesh  nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga  të dhënat e pasqyruara në dokumentat e poshtëshënuara”, thuhet në shkresë.

SOURCEBulevard News
Previous articleFranca kërkon pasaportën e COVID për qasje në vende publike
Next articleBashkim Zahaj: RTSH është kthyer në një instrument të paaftësisë, Thoma Gëllçi siç erdhi iku