Zëdhënësi i fushatës të Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Himarës. I ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, Dhuli e quajti arrestimin e Belerit të bazuar mbi akuza të montuara nga maxhoranca qeverisëse.
Ai hodhi akuza dhe mbi prokuroren e Vlorës, e cila bëri ngritjen e akuzës ndaj Belerit, të cilën e cilësoi si ish-vartësen e kryemninistrit Rama për shkak të punës si drejtuese e Kadastrës së Kavajës në të kaluarën.
“Akuza është e montuar kryekëput nga A në Zh. Prokurorja e cila ka montuar akuzën është ish-vartësja e Edi ramës, drejtoresha e Kadastrës së Kavajës. Sot është prokurore e çështjes ndaj zotit belerit.
Prokurorja ka mburojën politike dhe institucionale të vëllai të saj I cili është kryetar I Gjykatës së Vlorës. Se nuk janë kaq të thjeshta gjërat.