Home Politike U akuzua nga ministri Çuçi për lirimin e personazhit të njohur në...

U akuzua nga ministri Çuçi për lirimin e personazhit të njohur në botën e krimit, KPK i jep lajmin e keq gjyqtarit të Vlorës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro. Vendimi në KPK për gjyqtarin Spiro u mor nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

SOURCEBulevard News
Previous articleFOTO/ Pas 53 vitesh trofeu i Europianit është në Romë. Me kupën në duar kampionët mbërrijnë në Itali
Next articleDelta shkakton kaos në botë