Home Bota Tymi i dendur mbulon zonën, sërish sulme me dronë në Moskë

Tymi i dendur mbulon zonën, sërish sulme me dronë në Moskë

Sulme ka pasur së fundmi në Moskë të Rusisë gjegjësisht në distriktin jugperëndimor, sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.

Siç raportohet, ky sulm besohet të jetë kryer me dronë, megjithatë nuk ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet ruse, transmeton Telegrafi.

Bazuar në pamjet e shpërndara në rrjetin social X, tymi i dendur kishte mbuluar zonën.

Moska, javëve të fundit është ballafaquar me sulme të shumta, por që Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për to.

Previous articleVidhte farmacitë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari! Prezantohej si punonjës i depove farmaceutike
Next articleArban Malaj rrëfen si Fatos Nano doli nga burgu: Refuzoi të arratisej, ja kush e bindi Berishën për amnisti