Home Sport “Tym i bardhë”, tifozët e Milanit mund të buzëqeshin, Leao mbetet “djall”

“Tym i bardhë”, tifozët e Milanit mund të buzëqeshin, Leao mbetet “djall”

Pas një mbrëmje të errët, tifozët kuqezi kanë vetëm një arsye për të buzëqeshur. Milan dhe Rafa Leao kanë gjetur akordin total për rinovimin e kontratës deri në 2028. Zëra shumë pranë lojtarit bëjnë me dije se mes palëve ka akord total, madje firma mund të vijë përpara ndeshjes së kthimit kundër Interit.

Flitet për 7 milionë euro në sezon, plus 2 të tjera në formë bonusi në momentin kur do të hedh firmën. Përcaktues në këtë është borxhi prej 22 milionë euro që i detyrohen Sporting Lisbonës, shifër që do ta paguaj Lille.

I bindur për rinovimin e Leao-s u shfaq përpara ndeshjes edhe drejtori sportiv, Paolo Maldini: Po, jemi shumë pranë, ka qenë përcaktuese dëshira e klubit dhe lojtarit”, u shpreh shkurtimisht Maldini./BW

Previous articleEmigrantët në BE, komisionerja evropiane Johansson thirrje për rrugë të sigurta: Ata nuk mund të kthehen në vendet ku janë të rrezikuar
Next articleZëdhënësi i Kremlinit lavdëron Vuçiç: E dimë sesa i mençur dhe i vendosur është! S’do i bashkohet Perëndimit kolektiv, Serbia ka sovranitet