Home Bota Turqia ofensivë tokësore në Siri, Erdogan: Do t’i shuajmë terroristët kurdë

Turqia ofensivë tokësore në Siri, Erdogan: Do t’i shuajmë terroristët kurdë

Milicitë pro-turke janë në gatishmëri për aksion ushtarak pasi Ankaraja zyrtare sinjalizoi se mund të nisë shumë shpejt një ofensivë tokësore kundër kurdëve në Siri.

Në një fjalim përpara mbështetësve, presidenti turk deklaroi se pas sulmeve ajrore të fundjavës së kaluar është i prirur të urdhërojë trupat e tij të kalojnë kufirin.

“I kemi sulmuar terroristët për disa ditë më avionët, topat dhe dronët tanë. Me vullnetin e Zotit, ne do t’i çrrënjosim ata me tanket, artileritë dhe ushtarët tanë. Ta dini mirë këtë”, tha Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

Sulmet ajrore të së dielës erdhën një javë pas atentatit me bombë në Stamboll, për të cilin Ankaraja fajëson militantët kurdë. Rusia, që ka trupa në Siri në mbështetje të regjimit të presidentit Assad, ka bërë thirrje për përmbajtje.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga hapa që mund të çojnë në destabilizimin e situatës. Në disa raste këto nisma rezultojnë një bumerang dhe komplikojnë situatën”, u shpreh Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Shtetet e Bashkuara, që mbështesin luftëtarët kurdë në luftën kundër ISIS, i kërkuan gjithashtu Turqisë vetëpërmbajtje. Por Ankaraja prej kohësh e kritikon mbështetjen e Uashingtonit për ata që i konsideron “terroristë” dhe duket e vendosur të veprojë.

Disa dhjetëra persona mbetën të vrarë në sulmet e fundjavës, mes të cilëve shumë civilë.

Previous articleAlbin Kurti po e bën Perëndimin më të urryer se Serbia, në Kosovë
Next articleMoti i keq shkakton vonesa në portin e Durrësit: Tragetet e linjës Durrës-Bari nuk do nisen sonte