Home Bota Turqia i thotë “jo” vaksinës anti-Covid, prezanton medikamentin vendas për të luftuar...

Turqia i thotë “jo” vaksinës anti-Covid, prezanton medikamentin vendas për të luftuar koronavirusin

Ilaçi i parë i sintetizuar i zhvilluar në Turqi kundër koronavirusit, Favipiravir, tani është në procesin e licencimit. Kështu deklaroi ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

“Është një burim krenarie dhe gëzimi”, tha Varank, pas një takimi me zhvilluesit e ilaçeve.

Bazuar në rezultatet e provave të hershme, Favipiraviri japonez, i njohur gjithashtu me emrin e markës Avigan, është treguar se është efektiv në uljen e kohëzgjatjes së koronavirusit te pacientët dhe përmirësimin e gjendjes së mushkërive të tyre, pika kryesore e sulmit.

Favipiraviri, i cili u sintetizua nga kompania Kimike Atabay dhe filloi të licencohet, do të jetë një ndihmë e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit. Ministri Varank shprehet se për prodhimin e këtij ilaçi të rëndësishëm ai është edhe i lumtur, edhe krenar.

Në deklaratat e bëra nga Ministri Varank, thuhej se ilaçi i quajtur Favipiravir është përdorur në mënyrë aktive kundër COVID-19. Duke treguar se sinteza lokale e këtij ilaçi është gjithashtu shumë e rëndësishme, Varank tha se ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca udhëzoi që ilaçi të licencohej menjëherë. Favicov pasi të ketë përfunduar procesi i licencimit të ilaçeve, që do të përdoret si në Turqi ashtu edhe jashtë saj do të eksportohet.

Me këtë lëvizje shteti turk duket sikur i ka dalë kundër OBSH-së dhe deklaratave të tyre për vaksinimin në masë të popullsisë botërore, duke e sfiduar me ilaçin e tyre anti-Covid. Duke parë edhe deklaratat e presidentit Erdogan që nuk do të ketë më asnjë valë të dytë të Covid-19 në Turqi, kjo levizje flet akoma edhe me shume.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, favipiravir i sjellë nga Kina po përdoret nën një protokoll unik në Turqi. Mjekët turq kanë zbuluar se intubacioni i hershëm zgjat gjatësinë e sëmundjes ndërsa administrimi i oksigjenit me rrjedhë të lartë çon në trajtim më të suksesshëm dhe më të shpejtë.