Home Bota Turqi/ Zjarret bllokojnë ngushticën e Dardaneleve, evakuohen 9 fshatra

Turqi/ Zjarret bllokojnë ngushticën e Dardaneleve, evakuohen 9 fshatra

Trafiku detar në ngushticat e Dardaneleve është pezulluar pasditen e sotme  për shkak të një zjarri në pyll që shpërtheu në provincën veriperëndimore të Turqisë, njoftoi Ministria turke e Transportit.
“Trafiku detar është pezulluar përkohësisht në drejtimin jug-veri dhe është kufizuar në një rrugë për shkak të një zjarri pyjor në rajonin Kepsez,” tha ministria.

“Trimoratorët janë gati të ndërhyjnë nëse zjarri i afrohet frontit bregdetar, duke ofruar mbështetje shtesë për operacionet e vazhdueshme të shuarjes së zjarrit”, shtoi ministria.

Shërbimi i anijeve Tribeca theksoi se “trafiku në Dardanele u pezullua në të dy drejtimet në orën 18:45 të ditës së sotme pasi avionët zjarrfikës që operojnë në zonë pompojnë ujin nga deti”.

Nëntë fshatra, si dhe një kampus universitar, u evakuuan në zonë, njoftoi guvernatori i provincës.

Më shumë se 420 zjarrfikës po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll me ndihmën e dhjetë avionëve zjarrfikës, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).

Imazhet e transmetuara nga mediat turke treguan flakët që i afroheshin zonave urbane me tym gri dhe portokalli që mbulonte qiellin./

Previous articlePelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Baba Mondi: Të lutemi që të kemi paqe e dashuri me njëri-tjetrin
Next articleShqipëria i bashkohet sanksioneve evropiane të radhës për Bjellorusinë