Home Top Lajmet Turp! Paguan nga 400 mijë lekë të vjetra për t’u shpallur gratë...

Turp! Paguan nga 400 mijë lekë të vjetra për t’u shpallur gratë më të sukseshme të Durrësit

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga organizimi i një aktiviteti që shpallte dhjetë gratë më të suksesshme në Durrës, dalin në pah detaje të tjera të cilat e komprementojnë dukshëm këtë aktivitet dhe madje hedhin hije dyshimi edhe për mënyrën se si dhe pse organizohet ai. Burime nga stafi organizator kanë bërë me dije se nuk ka pasur asnjë kriter vlerësimi për këtë aktivitet, por janë zgjedhur dhjetë gra të cilat kanë paguar një shumë të caktuar lekësh për të organizuar një aktivitet që më shumë ka pasur punonjës të drejtoreshës së sigurimeve se sa njerëz që kishin shkuar për ta ndjekur atë si pasqyrim vlerash. Por turpi që natyrisht rëndon dhe mbi ata që janë bërë fasadë e një aktiviteti është se secila nga gratë, përjashtuar vetëm njërën prej tyre kanë paguar nga 400 mijë lekë të vjetra dhe kjo ka mjaftuar si kriter për të qenë vlerë e qytetit. Aktiviteti që për fat nuk është transmetuar në asnjë media ka lënë shije të hidhur kur salla ka kaluar në histerizëm punonjësish që nuk kanë përjashtuar edhe burrat kur është përmendur emri i Monika Tahirit, drejtoreshës së sigurimeve në Durrës. Një nga gratë që është shpallur si më e sukseshmja ka thënë për “Bulevardin” se nuk e dinte që ajo ishte një fasadë e turpshme dhe ndihet keq që ka qenë pjesë e saj. “Nuk kam paguar, ka tre vjet që më lutnin për të qenë në atë podium. Mendova se e meritoja, po kur pashë kush ishte rreth meje dhe si kishin marrë vartëset për të histerizuar sallën u ndjeva keq. Më keq kur mora vesh se kishin paguar lekë për të qenënë podium. Ky është turp”, është shprehur ajo për gazetën.

Previous articleBashkim Kopliku: Ja pse jam kundra promovimit të librit të Azgan Haklajt në Durrës
Next articlePensionistët në rradhë prej muajsh për dosjet, krerët e sigurimeve pushime luksi në Dubai