Home Aktualitet Turp apo skandal. Drejtoresha e Sigurimeve gjobitet nga gjykata...

Turp apo skandal. Drejtoresha e Sigurimeve gjobitet nga gjykata pasi fsheh orgjinalin e dokumentave që duhet të paraqesë

monika tahiriDrejtoresha e Degës së Sigurimeve Shoqërore në Durrës është gjobitur nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës me 200 mijë lekë për shkelje të urdhërit të kësaj gjykate për dorëzimin e dokumentacionit orgjinal që kjo e fundit i ka kërkuar ndërsa po përballet në drejtësi për largimet nga puna që ka bërë. Ky lajm bëhet i ditur nga burime brenda gjykatës të cilët janë shprehur për Bulevard se për herë të parë janë ndeshur me një fenomen të tillë ku nuk ebëjnë as edhe bashkëshortët për ndarje dhe jo më një drejtuese institucioni. Sipas burimit mësohet se gjyqëtari Petraq Çurri i ka kërkuar juristes që mbron institucionin në një nga seancat gjyqësore të sjellë dokumnetacionin orgjinalë për atë që i është kërkuar nga paditësi. Por juristja që edhe vetë ka qenë koshiente se çfarë po bënte ka shkuar në seancë me fotokopje, gjë e cila ka habitur gjyqtarin që ndeshte për herë të parë një rast të tillë ordiner dhe që vinte nga moslejimi për të marrë orgjinalin nga drejtoresha e këtij institucioni Monika Tahiri. Ai është detyruar të zbatojë menjehrë ligjin ndërsa ka dhënë vendim se për këtë mungesë të dokumnetacionit orgjinal drejtoresha është gjobitur 200 mijë lekë dhe në rast përsëritje ai do të vazhdojë të ndjekë po të njëjtat kritere që parashikojnë edhe penalitete më të larta. Në fakt kjo duket se ka qenë tentativa e fundit e kësaj drejtuese për t’u përballur me ligjin, ndërsa në fakt ajo ka kohë që me “viktimat” e saj po bën lojën e mungesës duke u justifikuar me mungesën e juristes për të qenë prezente në seanca. Madje dhe këtë të fundit nuk ka ditur të mbrojë pasi ligji parashikon qartë se kur mund të mungojë një juriste që është palë e paditur. Ajo nuk ka depozituar as raport mjekësor, po as edhe kërkesë për shtyrje seance, po është mjaftuar me faktin se: juristja ka qenë e zënë me punë! Në fakt ajo që e bën edhe më të dyshimtë gjithë këtë lëvizje të drejtoreshës nuk ka të bëjë me vlerën e gjobës, po me atë që e detyron drejtuesen të mos dërgojë orgjinalin në gjykatë për të dhënë kjo e fundit drejtësi dhe jo partia apo klanet që e kanë emëruar atë në atë post. Ndërkohë që janë një sërë padish ndaj saj në gjykatë dhe ky numër pritet të rritet akoma më shumë për faktin se edhe disa firma që kanë kryer shërbimet edhe pse janë marrë në dorëzim nuk janë paguar pasi ato janë shpallur si fituese më parë nga një drejtues tjetër. Burime nga këto firma thanë se ju është sosur durimi dhe se tashmë ata do të hedhin në gjyq Monika tahirin, drejtoreshën që më shumë duket se ka abuzime se sa ditë pune ose më saktë më shumë ka gjyqe se sa muaj punë. E gjithë kjo që ndodh nuk është se ka të bëjë me ndonjë neglizhencë të saj, përjashtuar këtu paaftësinë që ajo e ka treguar dhe më parë në ato vende ku ka punuar, po thjeshtë me faktin se orgjinalet flasin për fakte skandaloze se si janë bërë shkarkimet dhe emërimet në këtë institucion. E gjitha praktikam e kësaj drejtuese është ndërtuar në mbështetje klanore dhe aq më shumë në abuzime që vijnë era korrupsion dhe zërat që cdo ditë e më shumë po kthehen në fakte tregojnë se sekserët ose e kanë marrë peng drejtuesen ose ajo është produkt ti tyre. ( të martën , fakte të korrupsionit dhe abuzimit në këtë institucion)

Previous articleMë mirë vonë se kurrë
Next articlePD kërkon urgjentisht listat e të punësuarve në institucione publike