Home Aktualitet Turizmi detar, anijet turistike sollën në Durrës rreth 4 700 turistë

Turizmi detar, anijet turistike sollën në Durrës rreth 4 700 turistë

Në morinë e pushuesve të huaj që kanë vizituar Durrësin, në 10-mujorin e këtij viti, nga janari deri në tetor, 4678 turistë të huaj kanë mbërritur me kroçera, jahte ose anije turistike.

Mes 91 anijeve turistike që janë ankoruar në Portin e Durrësit, 21 prej tyre ishin kroçera, duke shënuar në këtë mënyrë numrin më të lartë të këtyre anijeve të ankoruara ndonjëherë në harkun kohor të 10 muajve.

Por, si përshtatet Porti i Durrësit, i cili është një port për përpunimin e mallrave, për të pritur një numër të lartë të turistëve që vijnë me anijet turistike? Kapiteni Tauland Allka shprehet për A2 CNN: “Në bashkëpunim me Autoritetin Portual, merren masat për rregullimin e kalatës, akostimin e kroçerave, largohen vinçat dhe krijohen lehtësira për kalimin e pasagjerëve”.

Nisur nga ky fluks dhe përshtypjet pozitive, si të kapitenëve të anijeve ashtu edhe të turistëve, pritet që vitin e ardhshëm numri i anijeve turistike, duke nisur nga kroçerat e deri tek jahtet dhe velierat, të jetë akoma më i lartë, duke e kthyer Durrësin në një prej ndalesave të agjendave të tyre turistike.

Previous articleMiqësore/ Kosova nuk fiton dot as ndaj Ishujt Faroe
Next articleBllofi i Berishës me protestën e dhjetorit