Home Maqedonia Tubim parazgjedhor i PDSH-së në Kumanovë

Tubim parazgjedhor i PDSH-së në Kumanovë

largea_pdsh1363681761Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur tubimin në komunën e Kumanovës. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi para simpatizantëve të PDSH-së deklaroi se, qyteti i Kumanovës më së shumti është dëmtuar nga qeverisja aktuale Ahmeti- Gruevski.

“Ftoj qytetarët e Kumanovës që të votojnë PDSH-në duke dënuar kështu funksionarët e BDI të cilët nuk kanë bërë asnjë investim në zonat shqiptare në këtë rajon. Nëpër rrugët e Kumanovës dhe Likovës ka vetëm gropa dhe baltë, mungojnë kanalizimet, uji i pijshëm dhe investime të tjera kapitale të cilat do përmirësonin jetën e shqiptarëve”, deklaroi Thaçi.

Ai theksoi se, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gënjen kur thotë se ai e ka hapur universitetin.

“Të gjithë e dinë se universitetin në Kumanovë e ka hapur Partia Demokratike Shqiptare dhe kot me këtë krekoset Bashkimi Demokratik për Integrim”, deklaroi Thaçi.

Ndërkaq, kandidati për kryetar komune, Halil Kurtishi akuzoi këshilltarët e BDI-së në komunën e Kumanovës se kanë mbështetur projekte që nuk kanë të bëjnë me shqiptarët e kësaj ane. Asnjë projektë për komunat shqiptare. Në fushën e kulturës janë dhënë 250 mijë euro për maqedonasit, ndërsa për shqiptarët vetëm 4 mijë euro. E njëjta ka ndodhur edhe në të gjitha sferat e tjera si në arsim, sport, infrastrukturë etj”, shtoi Kurtishi.

Previous articleIntimiteti Shakira-Pique
Next articleItalia akuzon Indinë se po shkel ligjet diplomatike