Home Bota Trump pranon hapur inatin me Meghan Markle: Asnjëherë nuk e kam pëlqyer,...

Trump pranon hapur inatin me Meghan Markle: Asnjëherë nuk e kam pëlqyer, Harry ka nevojë për shumë fat

Presidenti Donald Trump ka shpërthyer në kritika ndaj Meghan Markle pasi ajo dhe Princi Harry regjistruan një video mesazh të interpretuar si pro-Joe Biden Princi Harry u kërkoi amerikanëve që të refuzonin gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet, ndërsa Meghan Markle u tha amerikanëve të votonin ‘vlerat tona’ Komentet ndezën kritika në Britani, ku mbretërit pritet të qëndrojnë politikisht neutral. Pallati Buckingham u distancua nga vërejtjet, duke thënë se ato ishin “bërë në një kapacitet personal”.

Menjëherë reagoi edhe presidenti Trump duke thënë se asnjëherë nuk e kishte pëlqyer Marklen. ‘Unë nuk jam një adhurues i saj,’ tha Trump të mërkurën në një pyetje të shtruar nga DailyMail.com. “Mund ta them këtë dhe ndoshta e keni dëgjuar unë i uroj shumë fat Harry sepse ai do të ketë nevojë për të”. Harry dhe Meghan, tani të vendosur në një rezidencë të L.A., bënë vërejtjet e tyre vetëm disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit me amerikanët në disa shtete që tashmë shkonin në votime.

SOURCEbulevard news
Previous articlePjanic tregon se çfarë i tha Ronaldo kur vendosi të transferohej te Barcelona
Next articleOpinionisti demaskon pedagogun që u arrestua sot, publikon pamjet krah Kryemadhit: Ja pedagogu që ishte në krye të protestës